01 Shkurt 2023

Ushtria ruse ka humbur gjithsej 31.250 trupa që nga fillimi i luftës

Kiev, 7 qershor - Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka dhënë informacione në lidhje me humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurti deri më 6 qershor.

Në komunikatën e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës theksohet se ushtria ruse ka humbur 100 trupa, 3 mjete ajrore pa pilotë, 1 avion, 1 helikopter, 5 tanke, 4 sisteme artilerie, 8 automjete të blinduara, 1 sistem të mbrojtjes ajrore dhe 3 raketa lundruese gjatë 24 orëve të fundit.

“Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt (2022) e deri më sot, janë neutralizuar 31.250 ushtarë të njësive ruse që sulmuan Ukrainën."

"Në të njëjtën kohë, janë shkatërruar 211 avionë, 176 helikopterë, 1.386 tanke, 3.400 mjete të blinduara, 690 sisteme artilerie, 207 sisteme raketahedhëse dhe 96 sisteme të mbrojtjes ajrore të rusëve”, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase duke shtuar se forcat ruse kanë humbur gjithashtu 2.395 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta dhe 551 mjete ajrore pa pilotë.

Përveç këtyre – vijon deklarata – njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë interceptuar dhe shkatërruar 125 raketa lundruese të lëshuara nga rusët

Më 25 mars, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pati njoftuar për herë të fundit se në Ukrainë kanë vdekur 1.351 ushtarë rusë.

Nga ana tjetër, Ukraina njoftoi se gjeneralmajor rus, Roman Kutuzov, është vrarë gjatë luftimeve në lindje të vendit.

Këtë lajm e konfirmoi gjithashtu transmetuesi shtetëror rus, “Rossiya 1”, duke thënë se një nga gjeneralët më të lartë të Moskës ka vdekur gjatë luftimeve intensive në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)