23 Korrik 2019

Ushtria gjermane vazhdon edhe një vit mandatin në Kosovë

Berlin, 28 qershor - Parlamenti i Gjermanisë miratoi të premten vazhdimin edhe për një vit të misioneve ushtarake në Kosovë dhe në Liban.

Kontingjenti gjerman në Kosovë është zvogëluar me vite dhe, aktualisht, vetëm 70 ushtarë gjermanë shërbejnë në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Në Liban, ndërkaq, Gjermania ka një personel prej 140 ushtarësh.

Ata janë të përfshirë në patrullimet në det dhe në stërvitjen e marinës së Libanit.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e kundërshtoi zgjatjen e misioneve ushtarake edhe në Kosovë, edhe në Liban, por, megjithatë, ato u miratuan nga shumica.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)