27 Nëntor 2022

Ushtria e Ukrainës vret mbi 3,500 ushtarë rusë nga fillimi i luftës

Kiev, 26 shkurt - Ushtria ukrainase ka njoftuar se mbi 3,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga ndërhyrja e forcave ruse në Ukrainë.

Në një postim në Facebook, Ushtria e Ukrainës ka thënë se rreth 200 të tjerë janë zënë robër.

Sipas saj, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Rusia, deri më tash, nuk ka komentuar për viktimat apo humbjet tjera eventuale.

Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë mëngjesin e 24 shkurtit, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Putin ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.

Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë.

Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.

Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial.

Ukraina ka synuar t'i bashkohet NATO-s qëkur Rusia ka aneksuar gadishullin e saj të Krimesë në vitin 2014 dhe ka nxitur rebelimin separatist në provincat e saj lindore.

Perëndimi e ka dënuar ashpër ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe ka vendosur një varg sanksionesh, përfshirë disa kundër Putinit dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)