31 Janar 2023

Ushtari ukrainas nuk mban emocionet, gëzohet kur sulmon me raketa forcat ruse

Kiev, 25 gusht -  Forcat e Ushtrisë së Ukrainës po vazhdojnë me sukses kundër ofensivat ndaj ushtrisë ruse.

Një ushtar ukrainas ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa shihet duke lancuar raketat. Në momentin kur lëshohen raketat, ai nisi të festonte si i “çmendur”.

Ai këtë veprim e bëri për nder të përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës, që u shënua më 24 gusht.

“Lavdi Ukrainës, vdekje armiqve”, shkruan përkrah videos së publikuar në Twitter.

Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar edhe gjatë së mërkurës teksa kanë shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Në Dnipropetrovski raportohet se është vrarë një 11-vjeçar nga sulmi me TU-22M.

 

https://twitter.com/OleksandrKolym/status/1562333197555437568?fbclid=IwAR08PQPW41Ekz8WA_CTWV3W8AHU16iyPin96w5OhAwM_uwfKA46x60zkr6Q 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad mbajnë konferencë për media. (Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

- Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale". (Kino Armata, ora 14:00)

- Eris Jashari, ish-zyrtar policor në Policinë e Kosovës, i dorëhequr me 4 korrik 2017, tani koordinator në organizatën joqeveritare ktheju tokës tënde KTT, do të futet në grevë urie deri në realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policinë kërkesë kjo drejtuar Deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit kah rruga UÇK, ora 14:00