25 Prill 2024

Ushtarët rus përdhunojnë gruan ukrainase në sy të djalit, pasi i vranë burrin

Kiev, 25 mars - Forcat ruse gjatë javëve të fundit kanë vendosur gjithmonë e më shumë civilët në shënjestër, teksa tashmë janë ngritur akuza se ata përdorin përdhunimin si mjet lufte.

Kjo deklaratë erdhi nga  prokurorja ukrainase Iryna Venediktova, duke akuzuar ushtarët e Moskës për përdhunimin e një gruaje në një shtëpi pranë Kievit, raporton The  Independent.

Ushtarët, tha Venediktova, hynë në shtëpinë në Brovary, në periferi lindore të kryeqytetit, ku vranë burrin e gruas dhe më pas sulmuan seksualisht gruan e tij para syve të djalit të saj.

Kjo nuk është hera e parë që ushtarët rusë akuzohen për përdhunimin e vajzave dhe grave ukrainase, të cilat po përjetojnë tmerre nga ushtria e Putinit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)