23 Prill 2024

Uragani Dorian shkatërroi Bahamasin, niset drejt perëndimit

Washington, 3 shtator - Uragani Dorian, goditi të dielën ishujt Bahamas tashmë si stuhi e kategorisë së rrezikshme 5 , duke lënë pas dëme katrastrofike.

Uragani me erëra që mbërritën shpejtësinë 285km/h, i dyti më i fuqishem në Atlantik i rregjistruar ndonjëherë, po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke ngjallur frikë në Florida, Xhorxha e Karolinën e Veriut dhe atë të jugut.

Me afrimin e tij, këto shtete amerikane kanë shpallur që të gjitha gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa banorët kanë nisur përgatitjet për mbërritjen e stuhisë ‘përbindësh’.

“Po i mbyllim të gjitha, kemi futur brenda gjithë orenditë që kishim jashtë, dyert i forcuam me thasë rëre, tani, s`na mbetet veçse të shpresojmë që do t`ia hedhim paq”- tha Ryan Brady, një menaxher restoranti.

Dorian shkuli çati ndërtesash e shkaktoi përmbytje të mëdha gjatë kalimit në Bahamas, ku për shkak të tij pati ndërprerje masive të energjisë elektrike dhe qasje të kufizuar në internet.

Pjesë të tëra të ishujve Abaco thuhet të jenë nën ujë pas baticës 7 metërshe të shkaktuar nga stuhia e dhunshme. Qendra Kombëtare e Uraganëve në Majemi tha se Dorian është një kërcënim për jetën.

Uragani Dorian duket se s’do t’ia kursejë Shteteve të Bashkuara një goditje të drejtpërdrejtë, zyrtarët thonë se një stuhi e kësaj kategorie përmasave mund të sjellë mjaft dëme si në Florida, ashtu dhe në Karolinën e Jugut e të Veriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)