27 Nëntor 2022

Ukraina rrëzon 3 avionë dhe një helikopter rus

Kiev 26 shkurt - Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se janë rrëzuar një helikopter dhe 3 avionë të forcave ruse.

Në një deklaratë nga llogaria në Facebook e Shtabit thuhet se Ushtria e Ukrainës ka rrëzuar një helikopter, dy avionë luftarakë Su-25 dhe një avion transportues İl-76 të cilët i përkasin Rusisë.

Trupat ruse u përpoqën të zbarkojnë me parashuta në qytetin Vasilkov në rajonin e Kievit thuhet në deklaratën në cilën theksohet se nëpër rrugët e kryeqytetit Kiev vazhdojnë luftimet.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë hyri në ditën e tretë të shtunën, me raportet e fundit që tregojnë se trupat ruse po shkonin drejt kryeqytetit, Kiev, nga disa drejtime.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se po përpiqet të instalojë një qeveri-kukull dhe tha se ukrainasit do të mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit rus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)