29 Mars 2024

Ukraina akuzon Rusinë për “terrorizëm bërthamor”

Kiev, 11 mars - Ukraina thotë se një ndërtesë për kërkimin bërthamor është bombarduar nga forcat ruse dhe e akuzon Moskën për “terrorizëm bërthamor”.

Inspektorati Rregullator Nuklear në Ukrainë thotë se centrali bërthamor në lindje të Kharkiv ka shkëputur energjinë dhe ka dëme sipërfaqësore si pasojë e bombardimeve. Megjithatë asnjë dëmtim në njerëz nuk është raportuar.

Deri më tani Rusia nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Më 3 Mars, një tjetër central bërthamor, ai i Zaporizhias, u dëmtua si pasojë e sulmeve nga forcat ruse. Po ashtu, autoritetet ukrainase kanë humbur komunikimet me centralin e Chernobyl-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)