17 Qershor 2019

Trump-i anulon udhëtimin për në Forumin e Davosit

Washington, 11 janar - Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi që do të anulojë vizitën e tij të planifikuar për në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, që do të zhvillohet në fund të këtij muaji.

Trump-i u shpreh që shkaku kryesor për këtë është mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane.

Presidenti është i bllokuar në një gjendje ngërçi me demokratët e Kongresit mbi kërkesën e tij për mbi 5 miliardë dollarë amerikanë për një mur në kufirin ShBA-Meksikë.

Ndërkohë, lideri i shumicës në Senatin e ShBA-së Mitch McConnell po bllokon përpjekjet e demokratëve për një votim për rihapjen e qeverisë federale.

Demokratët kërkuan në Senat të enjten një votim mbi një sërë projektesh, që do të përfundonin mbylljen e pjesshme të qeverisë, e cila ka zgjatur për 20 ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 qershor 2019

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria" dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Drejtorja e USAID-it në Kosovë Lisa Magno viziton Ministrin e Shëndetësis dhe takohet me Ministrin Uran Ismailin. (Ndërtesa e Ministrisë së shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli - Shpendi në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. (Fshati Marec, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 12:30)

- Mbahet ushtrimi gjithëpërfshires, ku do të simulohet një aksident ajror dhe do të reagohet në perputhje me standardet e Agjencionit Evropian per Siguri ne Aviacion. (Terminali i Aeroportit  "Adem Jashari", ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambassadori Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet. (Hoteli Emerald, ora 17:30)