24 Prill 2024

Trump do të takohet me Putin në Samitin e G20-s

Washington, 14 maj - Prsidenti i ShBA-së Donald Trump tha se do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin në Samitin e G20-s në qershor.

Mes dy vendeve ka ende mosmarrëveshje për disa çështje, përfshi kontrollin e armëve, Venezuelën, Ukrainën, dhe Iranin.

Pritet që sot sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij rus Sergey Lavrov në Sochi të Rusisë, pas anulimit të një ndalese në Moskë për takimin me zyrtarë europianë dhe të NATO-s në Bruksel për çështjen e Iranit.

Pompeo do të diskutojë sfidat dypalëshe dhe shumëpalëshe me Putin dhe Lavrov.

Në fillim të këtij muaji, Trump-i zhvilloi një bisedë telefonike me Putin-in për mbi një orë.

Trump anuloi takimin zyrtar me Putin-in në Buenos Aires në dhjetorin e kaluar, për shkak të rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)