20 Prill 2024

Tri tërmete të fuqishme godasin Kroacinë

Zagreb, 22 mars - Tri tërmete të fuqishme kanë rënë sot në Kroaci në harkun kohor të 2 orëve.

Tërmeti i parë i fortë me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter zgjoi banorët e Zagrebit në orën 6.24 dhe ishte tërmet që zgjati disa sekonda duke shkaktuar dëme në ndërtesa. Epiqendra e tërmetit ishte 7 km në veri të Zagrebit.

Në 7.01 të mëngjesit, një tërmet i ri u ndje në Zagreb. Dëmet e objekteve u raportuan në qendër të qytetit ku nuk kishte energji elektrike dhe ujë.

“Deri më tani, nuk ka raporte për viktima, dhe është ngritur Mbrojtja Civile e qytetit të Zagrebit”, tha kreu i asaj zyre, Pavle Kalinic.

Për shkak të mundësisë së tërmeteve të vogla, të ashtuquajturat dridhje, njerëzve u kërkohet të qëndrojnë jashtë dhe të mos banojnë në ndërtesa të dëmtuara, shkruan Qendra Evropiane e Sizmologjisë Mesdhetare në Twitter.

Nga lëkundjet e forta të tërmetit deri më tani Kroacia nuk ka raportuar për viktima, por vetëm për dëme materiale
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)