29 Maj 2020

Tërmeti prej 6.4 ballësh godet Nevaden

Nevada, 15 maj - Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se një tërmet 6.4 ballësh goditi shtetin e Nevadës të premten.

Dridhjet e tokës u raportuan në orën 4:03 të mëngjesit, rreth 55 kilometra larg qytetit Tonopah, në lindje të maleve të Sierra Nevadës.

Tërmeti fillestar goditi në një thellësi prej rreth 7,6 kilometrash, thuhet në një njoftim të Institutit amerikan të Gjeologjisë, dhe të paktën gjashtë tërmete pasuese me fuqi të konsiderueshme u regjistruan menjëherë pas të parit, dy prej tyre me me fuqi 5.4 ballësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)