16 Prill 2024

Tërmeti prej 5.8 ballë i shkallës rihter goditet Greqinë

Kretë, 27 shtator - Një tërmet i fuqishëm, 5.8 ballë i shkallës rihter ka goditur Greqinë pak minuta më parë.

Mësohet se tërmeti është regjistruar në thellësi vetëm 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios.

Sipas aplikacionit që regjistron tërmetet, thuhet se lëkundja sizimike mund të ketë shkaktuar dëme të lehta në banesa.

Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kretë ka shkaktuar panik tek banorët.

Sipas informacioneve të para nga mediat greke fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa banorët kanë dalë në rrugë të shqetësuar.

Lëkundjet kanë shkaktuar dëmtime në banesa. Në fotot e publikuara nga mediat greke shihet që gurët kanë zaptuar rrugën dhe ushqimet në supermarkete janë rrëzuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)