22 Shkurt 2020

Tërmeti prej 5.8 ballë godet Shqipërinë

Tiranë, 21 shtator - Një tërmet i fuqishëm prej 5.8 ballë ka goditur Republikën e Shqipërisë ku sipas raportimeve të mediave, epiqendra ishte në Durrës.

Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier.

Tërmeti i parë u pasua nga një i dytë që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë banesave e zyrave.

Tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle u regjistrua 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet, afër Kepit të Rodonit. Sipas ekspertëve, ky është tërmeti më i forte në 20-30 vitet e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)