10 Gusht 2020

Tërmeti prej 5.3 ballë rihter godet ishullin grek, Rodos

Rodos, 29 qershor - Një tërmet 5.3 ballë rihter tronditi ishullin grek, Rodos, mbrëmjen e sotme.

Mediat greke raportojnë se lëkundja u regjistrua në orën 20:43, rreth 20 km në verilindje të Rodos. Epiqendra ishte raportuar 40 kilometra thellësi nën tokë.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar. Gjithashtu raportohet se tërmeti është ndjerë deri në Marmaris.

Ndërsa mediat turke raportojnë se tërmeti ndodhi shumë afër bregdetit të Turqisë dhe konkretisht në vendpushimin turistik të Marmaris.

As në Turqi nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)