25 Prill 2024

Tërmeti prej 5 ballësh godet Kinën

Pekin, 19 maj - Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë prej 5 ballësh në jug të Kinës.

Sipas agjencisë Xinhua, në rrethin Qiaojia të qytetit Zhaotong në provincën Yunnan në jug mbrëmë ka ndodhur një tërmet 5 ballë.

Tërmeti në thellësi prej 8 kilometra ka shkaktuar vdekjen e 4 personave, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.

Në zonën e tërmetit kanë filluar punimet e kërkim-shpëtimit, ndërsa banorëve u është dhënë çadra, jorgan dhe ushqim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)