30 Mars 2020

Tërmeti me magnitudë 7.6 në godet Rusinë, krijon cunam në 3 shtete

Moskë, 25 mars - Një tërmet i fuqishëm ka rënë në lindje të ishujve Kuril. Ishujt janë në lindje të Rusisë. Tërmeti ishte me magnitudë 7.6 të shkallës rihter.

Tëremti me thellësi 60 km u ndje në Japoni dhe disa zona të tjera të Rusisë. Forca e lartë e tërmetit ka dhënë alarmin për cunami.

The Telegraph shkruan se Qendra Kombëtare e Cunamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke monitoruar situatën pasi paraqitet një rrezik real për Alaskën dhe bregun perëndimor të Amerikës.

Gjithashtu alarmi për cunam është dhënë edhe për Japoninë, pasi lëkundjet e forta mund të ndryshojnë nivelin e detit në brigjet e Japonisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)