29 Mars 2024

Tërmeti me magnitudë 3.1 ballë godet Athinën

Rahovec, 8 qershor - Lëkundje tërmeti janë raportuar në kryeqytetin grek, Athinë në orët e para të mëngjesit ditën e sotme.

Tërmeti me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 4 të mëngjesit sot në Atikë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 1 km në veriperëndim të Filadelfias së Re, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 13.1 km.

Përveç Athinës, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetet përreth kryeqytetit grek. Nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)