29 Mars 2024

Tendenca ruse për të eksploatuar miqtë tensionon raportet me Bjellorusinë

Minsk, 31 janar - Rusia dhe Bjellorusia kishin mesë 20 vite që ishin duke zhvilluar bisedime për integrimin ekonomik e politikë të Bjellorusisë, në kuadër të Federatës Ruse, dhe kur pritej nënshkrimi i traktatit të bashkimit nga Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai Bjellorus, Aleksander Llukashenko, strategjia ruse për eksploatim të aleatëve si duket e prishi nënshkrimin e marrëveshjes.

Shkëndija e konfliktit në mes të Rusisë e Bjellorusisë që kishte quar në dështimin e integrimit, kishte të bënte me tarifat e naftës dhe gazit, përmes të cilave Rusia dëmtonte Bjellorusinë dhe rriste pakënaqësinë tek popullata në Bjellorusi.

Pasi që kontrata për furnizim me naftë dhe gaz skadonte në fund të vitit 2019 dhe kur pritej të nënshkruhej kontrata e re më e favorshme për palën bjelloruse, pala ruse refuzoj dhe kontrata për furnizim me naftë dhe gaz nuk u nënshkrua dhe nga 1 Janari pala ruse ndërpreu furnizimin e Bjellorusisë me naftë dhe gaz.

Si pasoj e acarimit të marrëdhënieve dhe bisedimeve për integrimin e Bjellorusisë në Federatën Ruse, në dhjetorë të vitit të kaluar në rrugët e Minskut, kryeqytetit bjellorus, kishin filluar protesta kundër integrimit të Bjellorusisë në Federatën Ruse. Edhe pse Bjellorusi njihet si shtet totalitarë ku nuk lejohen protesta kundër regjimit të Llukashenkos, protestat nuk ishin penguar dhe kishin vazhduar për ditë të tëra, çka ishte kuptuar si ndryshim i kursit të deritanishëm të Bjellorusisë në raport me Rusinë.

Si kundërpërgjigje ndaj ndalimit të naftës dhe gazit rus, Bjellorusia kishte filluar negociatat për tu furnizuar me naftë dhe gaz nga Kazakistani dhe nga portet e shteteve Baltike. Në ndërkohë Bjellorusi kishte filluar të furnizohet me naftë nga Norvegjia.

Rusia për ta transportuar një pjesë të naftës dhe gazit të saj në tregun evropian shfrytëzon gazsjellësin dhe naftësjellësin që kalojnë përmes territorit të Bjellorusisë, këtë e shfrytëzoj Bjellorusia dhe si kundërpërgjigje ndaj acarimit të situatës me Rusinë, nga 1 shkurti ka rritur tarifën e transitit të naftës dhe gazit rus nëpër territorin e saj me 6%.

Në kohen kur Rusia po përballet me rënie të shitjes dhe ulje të çmimeve të naftës dhe gazit, pos problemeve që i ka me gazsjellësit që kalonin nëpër territorin e Ukrainë, tani i shtohen edhe problemet me gazsjellësit që kalojnë nëpër Bjellorusi.

E gjithë kjo është vetëm një pasqyrë se si sillet Rusia me aleatet e saj, sjellje që si duket nuk ka ndryshuar nga epoka e komunizmit, kur BRSS i kontrollonte dhe eksploatonte shtetet aleate të Paktit të Varshavës, çka edhe ishte një ndër elementet kryesore që kishte quar në shpërbërjen e paktit dhe rënien e komunizmit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)