24 Shtator 2020

Të rinjtë dhe gratë më të goditur nga pandemia

Berlin, 3 gusht - Të rinjtë janë goditur më shumë nga ndikimi ekonomik i koronavirusit, thuhet në një studim të Shoqatës Gjermane të Prodhuesve të Barnave (BAH).

Më të prekurit janë sipas studimit të rinjtë e moshave 18 deri 29 vjeç. 50% e të anketuarve të këtyre grupmoshave thoshin se si rezultat i pandemisë kishin pësuar humbje të të ardhurave.

Probleme me të ardhurat kanë dhe të rinjtë rreth të 30-tave, 38% e të anketuarve të kësaj moshe thanë se kishin humbje financiare.

Nga ana tjetër studimi arriti në përfundimin se vetëm një pakicë e vogël e të anketuarve në moshë më të vjetër kanë vuajtur ekonomikisht prej pasojave të pandemisë. Vetëm 15% e të anketuarve të moshës mbi 60 vjeç thanë se kishin ndjerë pasoja negative, ndërsa pjesa tjetër njoftoi se nuk kishte përjetuar asnjë ndryshim.

Në përgjithësi pothuajse një e treta e të anketuarve të të gjitha moshave u shprehën se kishte pasur një efekt të dukshëm në të ardhurat e tyre ose të partnerit. Kurs epjesa tjetër tha se nuk kishin ndjerë ndonjë dallim apo pasojë negative.

Po ashtu sondazhi nxori në pah edhe se ndërsa ata që jetonë vetëm apo në çifte kishin ndjerë më pak ndonjë rënie të të ardhurave, familjet me tre ose më shumë pjesëtarë i kishin më shumë efektet në kuletën e tyre.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se gratë kishin ndjerë një efekt më të madh negativ për shëndetin e tyre mendor si rezultat i pandemisë. Gjashtë nga 10 gra në të gjitha grupmoshat thanë se kishin ndjerë stres psikologjik. Ndërkohëq që për një gjë të tillë u shprehën vetëm 38% e burrave që morën pjesë në sondazh.

Nivelet e stresit nuk kishin ndonjë lidhje të dukshme me faktin nëse një individ i përkiste një grupi me rrezikshmëri të lartë ndaj koronavirusit, si të moshuarit ose ata me probleme të  mëdha shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)