18 Prill 2024

Takimi i Sarajevës, synimi i përbashkët integrimi në BE

Sarajevë, 30 maj - Presidentët e Bosnjës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, që u takuan në Sarajevë, ranë dakord se interesi i tyre i përbashkët strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe se do ta ndihmojnë njëri-tjetrin që individualisht t’i bashkohen bllokut 27-anëtarësh.

Ata gjithashtu u bënë thirrje ministrave të jashtëm të BE-së për të rikonfirmuar përkushtimin e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e Sarajevës, që do të mbahet javën e ardhshme.

BE-ja këmbëngul se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, nëse dëshirojnë anëtarësim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)