11 Gusht 2022

Tajvani goditet nga një tërmet 6,8 ballë

Taipei, 20 qershor -  Byroja Qendrore e Motit (CWB)  ka njoftuar se një tërmet me fuqi 6,8 ballë goditi Tajvanin mëngjesin e sotëm.

Sipas Byrosë Qendrore të Motit të vendit ishullor, tërmeti goditi qarkun Hualien në Tajvanin lindor.

Pas tërmetit nuk u morën raporte për dëmtime në ishull.

Byroja tha se epiqendra e tërmetit ishte 37,7 kilometra në jug-jugperëndim të qarkut Hualien në një thellësi prej 6,8 kilometrash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)