27 Nëntor 2022

Tadiç: Serbia nuk shkel "vijat e kuqe" rreth Kosovës

Beograd, 1 prill - Presidenti serb, Boris Tadiç ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që , siç ka thënë, “të respektojë dinjitetin e Serbisë”. Tadiç ka thënë se Serbia “nuk është e gatshme të kalojë vijat e kuqe” kur vjen puna tek Kosova, duke përsëritur se Beogradi respekton parimet e OKB-së.

Por ai ka thënë se Serbia nuk do ta pranojë Kosovën. Tadiç ka theksuar se takimet ndërkombëtare apo rajonale nuk mund të përdoren si mundësi për të pranuar “as drejtpërdrejt, as në mënyrë të tërthortë shtetet që siç ka thënë ai nuk ekzistojnë.

Duke folur rreth takimit të ardhshëm të BE-së për Ballkanin, që do të mbahet në Sarajevë, Tadiç ka thënë se Serbia ishte e gatshme të gjejë zgjidhje praktike për pjesëmarrjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes në rajon, në mënyrë që të zgjidhen problemet dhe “të gjithë të ecin drejt anëtarësimit në BE”.

Ndërkohë sot parlamenti i Serbisë do të diskutojë një propozim rezolutë që dënon krimet ndaj serbëve në territorin e ish Jugosllavisë. Dokumenti në fjalë shqyrtohet pak ditë pas miratimit nga ligjvënësit serbë të rezolutës që dënon masakrën e Srebrenicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)