28 Mars 2024

Tadiç: Kosova në Bërdo, sipas rezolutës 1244

Beograd, 15 mars - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar sot se, Serbia do të marrë pjesë në forumin rajonal në Bërdo të Kranjit, në Slloveni, në qoftë se përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në atë tubim do të marrin pjesë në harmoni me parimet e Rezolutës 1244 të KS të KB.

Në bisedë me kryetarin e Hungarisë, Laslo Sholo, në Novi Sad, Tadiç ka rekomanduar se integriteti i Serbisë nuk guxon të sillet në pikëpyetje në forumet ndërkombëtare, as në mënyrë implicite as eksplicite.

“Ato parime nuk janë të ndryshueshme. Serbia nuk do të marrë pjesë në asnjë forum ndërkombëtar ku nuk respektohen parimet e KB”, ka pohuar Tadiç.

Sipas tij, Serbia, e dëshiron prezencën e shqiptarëve të Kosovës në forumet ndërkombëtare, por, kjo pjesëmarrje, duhet të jetë e organizuar sipas mënyrës, e cila nuk e sjellë në pikëpyetje tërësinë territoriale të Serbisë.

“Në qoftë se në Bërdo të Kranjit do të respektohen këto parime, ne do të marrim pjesë”, ka thënë Presidenti Tadiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)