01 Shkurt 2023

Tadiç: Askush s’mund t’i ndalojë vizitat

Beograd, 27 maj - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë të pengojë hyrjen e qytetarëve serbe në Kosovë.

Duke reaguar pas masës së marrë nga EULEX ndaj vizitave të paparalajmëruara, Tadiç ka theksuar se autoritetet serbe do të bisedojnë për këtë me të gjitha organizatat ndërkombëtare në Kosovë.

“Serbia është ballafaquar me sfida reale në Kosovë, por ne do të vazhdojmë luftën tonë me të gjitha mjetet ligjore në institucionet ndërkombëtare dhe nuk do të zmbrapsemi asnjë cast”, ka pohuar Tadiç.

Reagimi i presidentit serb erdhi pasi dje EULEX njoftoi se nuk do të lejojë vizitat e paparalajmëruara të autoriteteve serbe në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)