28 Mars 2024

Sulmi izraelit, janë gjallë shqiptarët që ishin pjesë e ekipit

Shkup, 1 qershor - Tre shqiptaro maqedonasit dhe një kosovar, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit në flotën ndërkombëtare e cila u sulmua dje nga forcat speciale izraelite në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Rripit të Gazës janë gjallë.

 

Kosovari i vetëm i cili ka qenë në konvojin e anijeve, që po bartnin ndihma humanitare për palestinezët, të cilët u sulmuan nga ushtarët izraelit, ishte Fuad Ramiqi, zyrtar i LDK-së. Sipas disa njoftimeve ai është mirë dhe gjatë ditës pritet t’i telefonoi familjes së tij.

Shqiptaro maqedonasit Jasmin Rexhepi, 28 vjec, Sami Emini 57 vjec të dy nga Shkupi, si dhe Sead Hasipi 50 vjec nga Kumanova, të cilët kanë qenë në karvanin që dje në mëngjes u sulmua nga forcat speciale izraelite në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Rripit të Gazës janë gjallë dhe ndodhen në paraburgim në Izrael.

Agjencia maqedonase e lajmeve mia informon se familjarët e tyre janë informuar sot në mëngjes nga Ambasada e Maqedonisë në Izrael se ata sot ose nesër së bashku me udhëtarët e tjerë të paraburgosur nga karvani humanitar do të deportohen në Turqi, dhe që atje do të kthehen në Maqedoni. Informacionin për fatin e shtetasve të Maqedonisë e konfirmuan edhe autoritetet turke.

Rexhepi, Emini dhe Hasipi ishin mes ekipit prej 700 personash në anijet e karvanit humanitar që u sulmua nga forcat speciale të Izraelit. Mësohet se ata ishin nisur në Gaza përmes organizatës humanitare turke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)