19 Prill 2024

Spanja, vendi europian që merr më shumë imigrantë

Madrid, 20 korrik - Spanja ia ka kaluar Italisë si destinacion kryesor për emigrantët që kalojnë Mesdheun për të arritur në Evropë.

Shifrat më të fundit të agjencisë kufitare Frontex të Bashkimit Evropian tregojnë se numri i emigrantëve që kanë arritur në Spanjë është 166 për qind më i madh krahasuar me një vit më parë. Ky numër arriti në 6,400 në muajin qershor. Shtetasit e Marokut, Guinesë dhe Malit zenë vendin më të madh mes të ardhurve në Spanjë.

Ndërkaq, numri i emigrantëve që përdorin të ashtuquajturën rrugë mesdhetare për të arritur në Itali dhe në Maltë ishte rreth 3,000 më pak, një rënie prej 87 përqind nga qershori 2017.

Italia ka hedhur poshtë kritikat për politikën e saj të ashpër të imigracionit, pas një proteste përballë Ministrisë së Brendshme, ku pjesmarrësit e akuzonin atë për vdekjen e emigrantëve në det. Roma i ka ndaluar organizatat joqeveritare, ose anijet bamirëse që të shkarkojnë emigrantë në portet italiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)