29 Mars 2024

Sot dhe nesër mbahet samiti i Ballkanit të Hapur

Ohër, 7 korrik - Sot dhe nesër në Ohër do të mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur. Kësaj here që pos tri shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tash iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Nga Presidenca e Serbisë, kanë njoftuar se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të takohet ndër të tjera edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltija, shkruan “b92” të martën.

Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm.

Në fakt, Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina ndërruan mendje nën javët e fundit. Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciative, ndërkohë të hënën, Talgetija u shpreh me nota shumë pozitive për këtë nismë, duke e quajtur “iniciativë për forcimin e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor.

“Është iniciativë për rritje ekonomike, zvogëlim të papunësisë, luftim të migracionit ilegal, përmirësim të luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe përmirësimin të mbrojtjes sociale, por edhe për rritjen e tregtisë, investimeve dhe punësimit në rajon”, ka thënë Talgetija në një letër që ia ka nisur të hënën Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës në lidhje me pjesëmarrjen e tij në samitin e Ohrit më 7 e 8 qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)