18 Janar 2021

Shqiptaro amerikanët themelojnë Kongresin Panshqiptar Amerikan

Washington, 28 nëntor - Në këtë ditë të përvjetorit të 108 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë njoftojnë me plot ngazëllim se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA).

KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë.

Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KPA-ja uron të gjithë shqiptarët  dhe miqtë tanë në ShBA , Europë e gjetiu: Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi!

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish kryetarit te Komunës së Ferizajt, Faik Grainca për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Pranë Katedrales, ora 13:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP. (Platforma Zoom - https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora  13:30)