05 Qershor 2020

Shqiptaro-amerikanët, apel Presidentit Trump për politikën ndaj Kosovës

Washington, 21 maj - Një koalicion me mbi 40 organizata shqiptaro-amerikane kanë shprehur shqetësim për kursin e politikës amerikane kundrejt Kosovës.

Në një letër në adresë të Presidentit Trump, aktivistët paralajmërojnë se kahja e kësaj politike po ndikohet nga individë që nuk gëzojnë popullaritet apo mbështetje në popullatë.

“Kosovarët po frikësohen që lobimi serb ka dëmtuar kompasin moral të ShBA-ve dhe që ShBA-të mund të kthejnë kokën në anën tjetër përderisa Kosova potencialisht mund të copëtohet edhe më shumë për t’iu përshtatur ambicieve nacionaliste të Serbisë,” shkruhet në letër.

Trre aktivistë shprehen se personat me të cilët po bisedon administrate në Ballkan nuk gëzojnë mbështetjen e popullatës dhe se alternativat që mund të propozojnë këta individë nuk do të sjellin stabilitetin dhe përparimin e premtuar.

Sipërmarrësit dhe aktivistët Harry Bajraktari dhe Richard Lukaj dhe konsulenti dhe aktivisti në Washington Drilon Gashi theksojnë në intervistë se në këtë periudhë krizash politike në Ballkan, nevojiten hapa të matur për të gjetur një zgjidhje afat-gjatë e të qëndrueshme, të bazuar tek vullneti i popullatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)