19 Prill 2024

Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve

Bruksel, 5 mars - Edhe për vitin 2019, në raport me popullsinë, Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve, duke u renditur kështu në vendin e parë me 59 aplikime për çdo 10 mijë banorë, sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), të përpunuara në raport me popullsinë.

Madje lë pas me një diferencë të konsiderueshme, si Siria apo Afganistanit.

Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.

Rreth 88% e aplikimeve ishin për herë të parë, kurse pjesa tjetër ishin aplikime të përsëritura. Numri më i lartë i kërkesave për azil ishte në mars, shtator dhe tetor, kur i kaloi 2 mijë në muaj.

Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

Të dhënat historike (shih grafikun) tregojnë se që nga viti 2013 ka një rritje të kërkesave për azil, që kulmoi në 2015-n, me rreth 68 mijë dhe më pas ndonëse erdhi në ulje, sërish mbeti më i larti nga shtetet e tjera të Europës që nuk janë pjesë e BE-së.

Në total, që nga viti 2013, janë rreth 200 mijë persona që kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)