16 Prill 2024

Shpërtheb vullkani në Indonezi, paralajmërohen banorët

Jakarta, 9 shkurt - Një shpërthim ka ndodhur në Vullkanin Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë.

Kreu i Qendrës së Vëzhgimit të Vullkaneve në Sinabung, Armen Putra, tha se shpërthimi i vullkanit në provincën Sumatra Veriore zgjati 340 sekonda, kurse hiri dhe tymi vullkanik janë ngritur në lartësi prej 2.500 metrash.

Autoritetet kanë ndezur alarmin portokalli, duke i paralajmëruar banorët të qëndrojnë të paktën 3 kilometra larg vullkanit.

Vullkani Sinabung u riaktivizua në vitin 2010 pas 400 viteve. 23 persona humbën jetën në shpërthimet që ndodhën në vitet 2014 dhe 2016.

Në Indonezi ekzistojnë katër nivele alarmesh për paralajmërim gjatë aktiviteteve vullkanike: i gjelbër, i verdhë, portokalli dhe i kuq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)