01 Shkurt 2023

SHISH nis hetimet për imamin Kastriot Duka

Tiranë, 5 mars - Tre agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror kanë marrë në pyetje menjëherë pas deportimit nga Kosova, imamin e xhamisë së Marinës, Kastriot Duka, i cili është shpallur non grata nga autoritetet komunale në Skenderaj dhe nga Ministria e Brendshme në Prishtinë.

Menjëherë sapo ka kaluar pikëkalimin kufitar të Vermicës duke hyrë në territorin e Shqipërisë, imami Kastiot Duka është shoqëruar nga policia në zyrat e saj ku është marrë në pyetje rreth aktivitetit të tij nga oficerët e SHISH dhe Aniterrorit.
Nuk bëhen të ditura detaje rreth këtij hetimi, megjithatë agjentët e Shërbimit Sekret Shqiptar mësohet të jenë interesuar mbi burimet e financimit të veprimtarisë se pretenduar të bamirësisë nga imami Kastriot Duka. Ai është kthyer tani në Elbasan ku thotë se do të vazhdojë aktivitetin e tij.

Imamit i janë kërkuar sqarime edhe mbi aktivitetin e tij në Skenderaj të Kosovës, arësyen pse ishte vendosur me banim në këtë zonë, kontaktet dhe lidhjet që ka me organizma jashtë vendit dhe një sërë hetimesh të tjera rreth doktrinës në të cilën ai e bazon besimin dhe veprimtarinë e tij fetare.

Ndërkohë dje, autoritetet e policisë së Kosovës si dhe agjentë të forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, kanë zhvilluar kontrolle në xhaminë e Marinës në Skenderaj si dhe kanë verifikuar vendbabimin e imamit për gjetjen e provave të dyshuara kompromentuese.

Në Kosovë imami Kastriot Duka është akuzuar për manipulime nga qëllimet e vërteta fetare me gratë dhe fëmijët në xhaminë e ngritur prej tij në Skenderaj. Imami i mohoi akuzat duke thënë se gjithçka që po ndodh është për shkak ë xhelozisë ndaj aktivitetit të tij të suksesshëm që ka marrë mbështetje në komunitet.

Ndersa autoritetet e Kosovës e kanë arrestuar, e më pas e kanë deportuar në Shqipëri Kastriot Dukën, imamin e vetëshpallur të Marinës së Skenderajt. “Elementet inkriminuese të vërtetuara edhe me paraqitjet publike të zotit Duka, flasin për një ndërrim të arsyes dhe qëllimit, për të cilin edhe i është dhënë lejeqëndrimi në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, për të shtuar se “zoti Duka, së fundmi, me vendim të plotfuqishëm të gjykatës kompetente, ka qenë i shpallur fajtor për shkelje të legjislacionit në drejtim të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kosovës”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)