29 Mars 2024

Shënohet Dita Botërore Popullsisë

Prishtinë, 11 korrik - Me rastin e 11 korrikut, Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA Zyra në Kosovë në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit - IAP organizojnë tryezën “Planifikimi familjar është e drejtë njerëzore!”.

Dita Botërore e Popullsisë është një ngjarje e përvitshme e cila synon të fokusojë vëmendjen në urgjencën dhe rëndësinë e çështjeve të popullsisë siç janë planifikimi familjar, barazia gjinore, varfëria, shëndeti i nënave dhe të drejtat e njeriut.

Qëllimi i kësaj tryeze është vazhdimi i avokimit për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raporti i  vlerësimit “Të Drejtat në Shëndetin Seksual dhe Riprodhues në Kosovë: Një Realitet Përtej Ligjit” me fokus të veçantë në fushën e të drejtave të planifikimit familjar dhe sigurimin e mjeteve kontraceptive si pjesë e listës esenciale të barërave.

Kjo tryeze do t’i mbledhë akterët siç janë anëtarët e Parlamentit (komisionet për shëndetësi, të drejta të njeriut, barazi gjinore dhe arsim), Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, Organizatat e Shoqërisë Civile, Mediat, Organizatat ndërkombëtare etj. për të diskutuar dhe avokuar lidhur me Planifikimin Familjar në vendin tonë,  si një e drejtë njerëzore që duhet të respektohet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)