22 Shtator 2019

Shënohet Dita Botërore e Popullsisë

Prishtinë, 12 korrik - Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA Zyra në Kosovë organizon tryezën me temën globale “Çka ka Ndryshuar?” “Ku kemi qene?” “Ku jemi?” dhe “Ku synojmë të shkojmë?”.

Dita Botërore e Popullsisë është një ngjarje e përvitshme e cila synon të fokusojë vëmendjen në urgjencën dhe rëndësinë e çështjeve të popullsisë siç janë planifikimi familjar, barazia gjinore, varfëria, shëndeti i nënave dhe të drejtat e njeriut.

Viti 2019 është vit jubilar në disa aspekte për UNFPA-në pasi që këtë vit shënojmë 50 vjetorin e formimit të UNFPA-së në OKB, pastaj vjetori i mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare për Popullsi dhe Zhvillim që është mbajtur në Kajro në vitin 1994 dhe që është platforma e mandatit të UNFPA-së dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme është 20 vjetori i punës së UNFPA-së në Kosovë.

Kjo tryeze do të mbledhë panelistë dhe akterë tjerë nga institucione të ndryshme si Ministria e Shëndetësisë (MSH), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), OJQ, etj. që do të flasin se çka ka ndryshuar në Kosovë në fushën e shëndetit dhe të drejtave riprodhuese, planifikimit familjar, çështjeve gjinore, të dhënave mbi popullsinë etj., për këto 25 gjegjësisht 20 vite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)