28 Mars 2024

SHBA shtojnë prezencën në Siri, ndalojn forcat ruse që të hyjnë në zonën e sigurisë

Damask,19 shtator - Shtetet e Bashkuara kanë shtuar prezencën ushtarake në Siri, pasi disa forca ushtarake rusë kanë intensifikuar tensionet në këtë vend.

Incidentet në mes të forcave amerikane dhe ruse që kontrollojnë këtë zonë kanë eskaluar këtë vit.

Kapiteni i ushtrisë amerikane Bill Urban, tha se ky vendim do të sigurojë stabilitet të forcave të koalicionit.

"Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me askënd në Siri, por do të mbrojmë forcat e koalicionit nëse është e nevojshme”, tha Urban.

BBC raporton se disa zyrtarë amerikanë kanë thënë që trupat dhe automjetet ushtarake janë dërguar për të ndaluar forcat ruse që të hyjnë në zonën e sigurisë, ku zhvillohet koalicioni mes SHBA-së dhe kurdëve.

Incidentet në mes të forcave ruse dhe amerikane në Siri janë shtuar në javët e fundit.

Në tetor të vitit 2019, presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërheqë trupat amerikane që ishin duke vepruar në mbështetje të aleancës së udhëhequr nga kurdët. Por, disa muaj më vonë, Trump vendosi të mbajë edhe disa qindra trupa në këtë vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)