25 Prill 2024

SHBA ndërmerr sanksione të rënda ndaj Venezuelës

Prishtinë, 30 janar - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk njohin si legjitim Kryetarin e Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro, kanë hedhur hapin më të rëndësishëm ekonomik të deritanishëm dhe kanë marrë vendim për sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës së Venezuelës, PDVSA (Petroleos de Venezuela).

Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton me Sekretarin amerikan të thesarit, Steven Mnuchin deklaruan sanksionet në fjalë. 

Bolton tha se Maduro tashmë nuk është legjitim për ta dhe njohin Juan Guaidon si “kryetar të përkohshëm të shtetit”.

Kurse pyetjes nëse vlerësojnë apo jo opsionet ushtarake ndaj Venezuelës, Bolton iu përgjigj duke thënë: “Në çështjen e Venezuelës të gjitha alternativat janë në tryezë”.

Ai u shpreh se deri më tani më shumë se 20 vende kanë njohur Guaidon si “liderin legjitim të Venezuelës” dhe i bëri thirrje edhe vendeve të tjera që të zgjedhin këtë rrugë.

Edhe Mnuchin theksoi se nuk njohin legjimitetin udhëheqës së Maduros dhe në këtë kuadër kanë përfshirë kompaninë venezuelase të naftës në listën e sanksioneve. 

Sipas kësaj kompania dhe të gjitha pasuritë e lidhura me të janë përfshirë në listën e sanksioneve.

Ndërkaq komentohet se sanksionet ndaj kompanisë, që njihet si një prej burimeve më të rëndësishme të të ardhurave të vendit, do të rrisin ndjeshëm presionin ndaj udhëheqjes së Maduros.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)