11 Dhjetor 2019

SHBA-ja paralajmëron sanksione ndaj Turqisë dhe Egjiptit

Washington, 22 nëntor - Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar sanksione kundër aleatëve amerikanë, Turqisë dhe Egjiptit, për marrëveshjet ushtarake që këto vende kanë lidhur me Rusinë.

Zyrtari, i cili njoftoi gazetarët në kushte anonimiteti, tha se Ankaraja duhet të shmanget nga sistemi rus i mbrojtjes raketore S-400 - , nëse dëshiron të përmirësojë lidhjet me Uashingtonin.

Turqia, një anëtare e NATO-s, pranoi pjesën e parë të sistemeve të mbrojtjes raketore në korrik, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të pezullonin pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35.

Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia, duke thënë se nuk ishte në përputhje me sistemet ushtarake të aleancës dhe do të rrezikonte avionët e rinj F-35 të përdorura nga Perëndimi.

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia do të jetë në gjendje të marrë detaje teknike të ndjeshme në lidhje me aeroplanin e ri luftarak amerikan, përmes sistemit S-400.

Uashingtoni ka bërë presion që Turqia të heqë dorë nga blerja e sistemit rus dhe në vend të kësaj të blejë sistemin Patriot të bërë nga SH.B.A., por presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar të tërhiqet, madje edhe në rrezik të sanksioneve.

Zyrtari amerikan gjithashtu tha që Shtetet e Bashkuara po punojnë me Egjiptin, për të penguar atë të procedojë me një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh për të blerë më shumë se 20 avionë luftarakë rusë Su-35.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2019 - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë lanson platformën "Forumi i Gruas për Siguri”, aktivitet ky që implementohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Aksion për Nëna dhe Fëmijë organizon konferencën për përmirësimin e cilësisë me temë "Mbështetja në të ushqyerit me gji nëpër QMF". (Hotel Sirius. ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezë diskutimi lidhur reformën e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe sfidat e deritanishme me të cilat sistemi gjyqësor dhe prokurorial është ballafaquar vazhdimisht. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon 'Ditët e hapura me qytetarë të Pejës" ku do të takojë në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimi i konfidencialitetit, që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t'i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike. (Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës,, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit Të Kosovës organizon promovimin e librit për biznes "Nga zero në njëqind", të autorit Dritan Shpuza. (Salla e konferencave Orion përballë Kino ABC,  ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mbaj konferencë për media, në të cilën Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj,  do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë aktivitetet për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj. (Zyra Qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit "Traumatologjia e sistemit osteomuskular" e autorit, Prof.dr. Cen Bytyqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

kryetari i degës së PDK-së në Prizren z.Shaqir Totaj, nesër mban konferencën e radhës. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store organizojnë hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Viva Fresh Store Adresa, Rruga e Tiranës -Prizren, ora 13:00)  

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezë diskutimi me temë "Lufta për meditje - politikat kundërthënëse të qeverisë për udhëtimet zyrtare. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Këshilli Drejtues i Sindikatës se Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban takim lidhur në të cilin do të diskutojë situatdn aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri të Pagave, se cilat do të jenë veprimet sindikale duke respektuar fuqishem zërin e andtaresisë të cilën përfaqësojnë. (Zyrat e SBASHK-ut, ora 15:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon bisedën hapur te titulluar “Metodologjia e re per zgjërim: pengesë apo inspirim”. (Swiss Diamond, ora 18:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon koktejin e fundvitit me gazetarë. (Hotel “Venus” në afërsi të Lipjanit, ora 18:00)