05 Tetor 2022

SHBA i shet Bullgarisë 8 avionë luftarakë F-16

Washington, 5 prill - Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ia miratoi Bullgarisë shitjen e mundshme të tetë avionëve luftarakë F-16 dhe pajisjeve të lidhura me to në një marrëveshje që vlerësohet të jetë 1,673 miliardë dollarë.

Sipas një deklarate nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), marrëveshja përfshin katër avionë F-16 C Block 70, dhe katër avionë F-16 D Block 70, si dhe 11 motorë F100-GE-129D, dhe pajisje, duke përfshirë raketa trajnimi, raketa ajër-ajër dhe helmeta.

Kongresi u njoftua për shitjen të hënën, duke filluar një periudhë rishikimi legjislativ.

"Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Bullgarisë për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke i mundësuar Forcave Ajrore Bullgare të vendosë avionë luftarakë modernë në mënyrë rutinore në rajonin e Detit të Zi", theksoi DSCA në një deklaratë.

"Bullgaria ka treguar një përkushtim për modernizimin e forcave të saj të armatosura dhe nuk do të ketë vështirësi t'i absorbojë këto avionë dhe shërbime në forcat e saj të armatosura", thuhet më tej.

Lockheed Martin, prodhuesi i F-16, do të jetë kontraktori kryesor në marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)