29 Mars 2024

SHBA do të vazhdojë me “non grata" në Ballkan

Prishtinë, 1  shkurt - I dërguari i SHBA për Ballkannin, Gabriel Escobar ka thënë së korrupsioni është një kancer që gërryen besimin e qytetarëve në demokraci, zvogëlon instinktin për inovacion dhe kreativitet dhe shpenzon në buxhete tashmë të pakta, gjë që shkurton investimet.

"Talenti i brezave të tërë po shpërdorohet”, ka deklaruar Escobar për “Dnevni Avaz”.

Sipas tij, kjo i frikëson investitorët, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të promovuar llogaridhënien si dhe për të mbrojtur ata që janë të përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë botën.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme, përfshirë sanksionet, për të ndëshkuar aktorët keqdashës dhe destabilizues, si dhe organizatat dhe kompanitë që i mbështesin ato”, tha Escobar.

Sipas tij, të rinjtë po largohen nga Ballkani Perëndimor për të gjetur punë dhe mundësi në vende të tjera.

“Ata e bëjnë këtë sepse nuk ka mundësi të mjaftueshme për ta në vendet e tyre. Është koha që këtyre të rinjve t’u jepet mundësia të përdorin energjinë dhe imagjinatën e tyre”, theksoi zyrtari i lartë amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)