29 Mars 2024

SHBA do të bëjë çmos për të shmangur luftën bërthamore me Korenë e Veriut

Washington, 25 shtator - Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara "do të bëjnë gjithçka" për të shmangur luftën bërthamore me Korenë e Veriut.

"Presidenti nuk dëshiron që vendi të jetë në luftë bërthamore dhe SHBA-ja do të bëjë çmos që kjo gjë të mos ndodhë," tha Mnuchin në një intervistë për "ABC News".

"Ju siguroj që prioriteti kryesor i presidentit është mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe e aleatëve të saj," shton ai.

Deklaratat e Mnuchin-it vijnë pas përshkallëzimit të retorikës dhe kërcënimeve të ashpra mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Trump, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kritikoi Korenë e Veriut, duke deklaruar se armët bërthamore dhe raketat balistike të Penianit përbëjnë kërcënim për mbarë botën.

"Nëse ShBA-ja detyrohet të mbrojë veten ose aleatët e saj, atëherë opsioni i vetëm do të ishte shkatërrimi i plotë i Koresë së Veriut," tha Trump pak ditë më parë.

Pas kërcënimeve, Peniani deklaroi se do të testojë një bombë me hidrogjen në Oqeanin Paqësor.

Ndërkohë të dielën, sipas sondazhit të Washington Post-ABC News, 67 për qind e amerikanëve besojnë se SHBA-ja duhet të kundërpërgjigjet me sulme ajrore ndaj Koresë së Veriut vetëm nëse kjo e fundit sulmon e para SHBA-në dhe aleatët e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)