28 Mars 2024

SHBA dërgon 2 bateri raketash 'Patriot' në Poloni

Washington, 9 mars - Komanda Evropiane e SHBA-së njoftoi se 2 bateri raketash 'Patriot' do të dërgohen në Poloni për "qëllime mbrojtëse".

Në një deklaratë me shkrim nga Komanda Evropiane e SHBA-së thuhet se komandanti i Komandës Evropiane, gjenerali Tod Wolters ka dhënë udhëzimin për dërgimin e dy baterive të mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni.

Dy bateritë Patriot nën përgjegjësinë e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Komandës Afrikane do të vendosen në Poloni, me kërkesë të Polonisë dhe udhëzimin e gjeneralit Wolters. Bateritë janë "plotësisht me qëllim mbrojtjeje" dhe se raketat në asnjë mënyrë nuk janë me qëllim sulmi.

Mes SHBA-së dhe Polonisë ka pasur disa dallime në qasjen lidhur me "dërgimin e avionëve në Ukrainë" ndërsa është deklaruar se Polonia avionët në fjalë mund t'i dorëzojë në bazën ushtarake të SHBA-së në Gjermani dhe jo drejtpërdrejtë në Ukrainë.

Pentagoni, mundësinë për dorëzimin e avionëve në mënyrë të drejtpërdrejtë nga SHBA-ja për Ukrainën, e ka përcaktuar si një situatë jo shumë të mundshme për t'u zbatuar në terren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)