19 Mars 2024

SHBA: Demokratët intensifikojnë hetimin për Presidentin Trump

Washington, 18 tetor - Hetimi për procedurën e shkarkimit të presidentit Donald Trump, u ntensifikua ndërsa ligjvënësit u kthyen në Uashington pas një pushimi dyjavor.

Ish- zyrtarë të administratës së Presidentit Trump kanë dëshmuar me dyer të mbyllura në Kongres gjatë gjithë javës, ndërsa demokratët vazhdojnë të mbledhin të dhëna për argumentin e tyre se Trump kishte bërë përpjekje për ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e vitit 2020. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson sjell hollësi.

Ishte një javë e ngarkuar me intervista për demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që po mbledhin të dhëna për procedurën e shkarkimit.

“Nuk besoj që kemi arritur deri atje. Kemi akoma shumë gjëra për të bërë. Dhe po i bëjmë”, tha Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë.

Sipas ankesës së informatorit, presidenti e bllokoi ndihmën ndaj Ukrainës në këmbim të ndihmës kundër rivalit të tij, Joe Biden dhe të birit të tij, duke bërë që kreu i Komisionit të Zbulimit, Adam Schiff të kërkonte urdhra gjykate për të marrë më shumë informacion, që deri tani administrata e zotit Traump, i ka refuzuar.

"Argumentat për pengim të drejtësisë po shtohen”, tha ai.

Presidenti Trump po argumenton se nuk do të bashkëpunojë deri kur demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve të mbajnë një votim për ta zyrtarizuar hetimin. Kryetarja Nancy Pelosi thotë se kjo është një lojë për të sabotuar kongresin:

“Ne nuk jemi këtu për të luajtur. Jemi këtu për të gjetur të vërtetën, pët të mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha zonja Pelosi.

Por presidenti tha se zonja Pelosi dhe demokratët po bëjnë lojra politike:

“Është një çmenduri e vërtetë. Mjafton të lexoni transkriptin e telefonatës. Është rast shumë i thjeshtë. Ata janë të dëshpëruar sepse e dinë që do t’i humbin zgjedhjet”.

Zoti Schiff, që ka nervozuar republikanët, përballet me një votë pakënaqësie nga një nga aleatët e zotit Trump në Kongres.

Kevin McCarthy, udhëheqës i Pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve:

“Nuk ka asgjë që të justifikojë procedurën e shkarkimit në atë telefonatë. Dhe nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve do të kishte pritur 48 orë për transkriptin, Amerika nuk kishte pse të përjetonte këtë gjë”.

Demokratët përballen me presionin për të mbajtur një votim për procedurën e shkarkimit deri në fund të vitit, në mënyrë që të bëhet para fillimit zyrtar të fushatës presidenciale. Megjithatë disa thonë se kjo nuk përbën shqetësim.

Sheila Jackson Lee, anëtare demokrate e kongresit:

“Është e rëndësishme të theksojmë se ne nuk po ngutemi, të mos krijojmë përshtpjen se na jep kënaqësi që e bëjmë një gjë të tillë, se synimi ynë i vetëm është të shkarkojmë presidentin”.

Hapi i mëtejshëm i demokratëve është të mësojnë më shumë për këmbimet mes zyrtarëve të zotit Trump, përfshirë ish-ambasadorin amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland që po dëshmon sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)