25 Prill 2024

Serbia pa legjislacionin e BE-së

Beograd, 24 mars - Serbia është vendi i vetëm në rajon i cili nuk ka marr legjilsacionin e përkthyer të Bashkimit Evropian nga Kroacia. Kështu shkruan e përditshmja serbe BLIC duke saktësuar se në Bërdo afër Kranjit, Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor i ka dorëzuar homologëve të rajonit 100 mijë faqe të përkthyera dhe 13 mijë akte ligjore nga legjislacioni evropian, pjesë kjo e rëndësishme e integrimit në BE dhe një punë e cila ka marr shumë shumë kohë ndërsa taksapaguesëve kroat u ka kushtuar 8 milionë euro.

Përveç Malit të Zi dhe Bosnjes që dokumentin në gjuhën kroate mund ta përdorin lirshëm në procesin e tyre të integrimit, përkthimin e ka marr Maqedonia, Kosova e madje edhe Shqipëria, ndërsa Kryeministri shqiptar Sali Berisha me këtë rast është shprehur në Bërdo të Sllovenisë: “Bën edhe në gjuhën kroate?!”

Këtë zhvillim në Bërdo të Kranjit, analistët dhe mediat e rajonit e shpjegojnë si përgjigje Serbisë për bojkotimin që i bëri këtij samiti të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, ku mungesën serbe e shoqëroi edhe ajo e Ministrit spanjoll të Punëve të Jashtme, Migel Anhel Moratinos shteti i të cilit është edhe kryesues i rradhës së Bashkimit Evropian.

Edhe pse i gjithë procesi i dorëzimit të këtij dokumentacioni ka filluar të përfolet që nga viti 2008, pritet që Kroacia t’ia dorëzoj zyrtarisht Serbisë këtë material të përkthyer në Samitin e Sarajevës që pritet të mbahet në muajin qershor, samit për të cilin vet Moratinos tha se do të marr pjesë si Serbia ashtu edhe Kosova, edhe pse për këtë të fundit dihet formula spanjolle, vetëm në siglën “Kosovo - Unmik”.

Ndryshe, për Samitin e kundërshtuar të Bërdos afër Kranjit nga Serbia ka shkruar edhe gazeta londineze “The Economist”. “Me vendimin për të mos marr pjesë në këtë takim, kur u tërhoqën Herman van Rompej dhe Migel Angel Moratinos, Tadiç e fitoi betejen por jo edhe luftën. Për shkak të këtij përçmimi, qeveria sllovene mund të hakmerret duke ngadalësuar integrimet evropian të Serbisë”, vlerëson gazeta britanike “The Economist”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)