28 Mars 2024

Serbia kishte angazhuar një satelit për të përgjuar mbi Kosovë

Beograd, 2 qershor - Prokuroria e Beogradit akuzon ish ministrin e Mbrojtjes të Federatës serbo malazeze Prvoslav Davinic për abuzime me detyrën. Ai akuzohet në lidhje me një kontratë që ka firmosur në Paris në 2005 me një firmë izraelite për përdorimin e një sateliti përgjues, me vlerë 45 milionë euroshe.

Davicin, në atë kohë ish ministër i Mbrojtjes i feredarët serbo malazeze, ( e cila u zhduk pas shpalljes së pavarësisë nga Mali i Zi në 2006) akuzohet se ka nënshkruar një kontratë me shoqërinë izraelite ImageSat pa autorizimin e nevojshëm.

Marrëveshja kishte të bënte me përdorimin e një sateliti përgjues që do të mbikqyrte kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës, e cila në atë kohë ende nuk kishte shpallur pavarësinë.
Kontrata për shkak të shpërbërjes së federatës serbo- malazeze nuk u realizua asnjëherë, dhe për këtë ImageSat ndërmori një nismë ligjore kundër Serbisë. ( si trashëgimtarja e federatës) duke e akuzuar atë për dhunim të marrëveshjes.

Beogradi ndërmori proces gjyqësor në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit në Paris në 2008, por padia u rrëzua dhe Serbia është dënuar për të paguar 36 milionë euro kompanisë Image Sat.

Ish-ministri Davinic ka tetë ditë kohë për të prezantuar mbrotjen e tij kundër akuzës për abuzim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)