18 Prill 2024

Rusia synon një Ballkan Perëndimor të copëtuar dhe kaotik

Sofje, 12 shkurt - Në intervistë për “Evropën e Lirë” në kuadrin e vizitës së tij në Sofje zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së Matthew Palmer si përgjegjës për politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor shprehu keqardhje për bllokimin e negociatave për aderim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.

Sipas Palmerit sfidë për perspektivën evropiane të Ballkanit janë veprimet e agjentëve rusë në regjion.

Ai përmendi tentativën për grusht shteti në Malin e Zi. Sipas tij vizioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndryshohet nga ai i Rusisë.

“Vizioni i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor është pozitiv, është për një rajon, i cili është në paqe me veten e tij, me fqinjët, një rajon i qëndrueshëm dhe i prosperuar, i integruar në familjen evropiane."

"Ndërkohë Rusia synon një Ballkan Perëndimor të copëtuar dhe kaotik, plot dyshime, ku rusët mund ta rritin dhe të ulin tensionin si reostat, të fusin pykë midis Ballkanit Perëndimor dhe Perëndimit”, shpjegoi Palmer. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)