08 Shkurt 2023

Rusia po humbet me qindra trupa çdo ditë në Ukrainë

Washington, 22 korrik - Washingtoni thotë se beson se ushtria ruse po pëson çdo ditë me qindra viktima. Lajmi u bë i ditur të premten nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha se krahas mijëra ushtarakëve në grada më të ulta, si togerë e kapitenë, në Ukrainë ishin vrarë edhe me qindra kolonelë e shumë gjeneralë rusë.

"Zinxhiri i komandës vazhdon të ketë problem", tha i njëjti zyrtar.

Ndërsa janë shënuar rreth pesë muaj që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj Ukrainës, Moska ka arritur të pushtojnë rreth një të pestën e territorit të këtij vendi.

Të mërkurën drejtori i CIA-s, William Burns tha se Shtetet e Bashkuara Bashkuara vlerësojnë se numri i të vrarëve në radhët e trupave ruse deri tani kanë arritur në rreth 15,000 dhe ndoshta 45,000 të plagosur. Ai shtoi se edhe Ukraina ka pësuar viktima të konsiderueshme.

Rusia i klasifikon vdekjet në radhët e ushtrisë si sekrete shtetërore edhe në kohë paqeje ndaj dhe nuk i ka përditësuar shpesh shifrat zyrtare të viktimave gjatë luftës. Më 25 mars Moska njoftoi se ishin vrarë 1,351 ushtarë rusë.

Autoritetet në Kiev bënë të ditur në qershor se çdo ditë vriteshin 100 deri në 200 trupa ukrainase.

Shtetet e Bashkuara besojnë gjithashtu se Ukraina ka shkatërruar më shumë se 100 objektiva tejet të rëndësishme ushtarake ruse brenda Ukrainës.

Uashingtoni ka ofruar 8 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që nga fillimi i luftës, përfshirë 2.2 miliardë dollarë në muajin e fundit.

Në fillim të kësaj jave, Pentagoni tha se do t'i sigurojë Ukrainës katër sisteme shtesë raketash me lëvizshmëri të lartë (HIMARS).

Rusia thotë se po zhvillon një "operacion special" në Ukrainë për të çmilitarizuar fqinjin e saj dhe për ta çliruar atë sikurse pretendon, nga nacionalistët e rrezikshëm.

Por Kievi dhe Perëndimi thonë se Rusia po synon të pushtojë Ukrainën vendin fqinj të saj e me qasje properëndimore, të çliruar nga Moska me rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)