29 Mars 2024

Rusia ka humbur 19.900 ushtarë në luftë me Ukrainën

Kiev, 15 prill - Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka bërë të ditur se njësitë ruse që po luftojnë në Ukrainë prej 24 shkurtit 2022, kanë humbur 19.900 ushtarë.  

“Rreth 19.900 ushtarë të njësive ruse që sulmuan Ukrainën u vranë. Në të njëjtën kohë u shkatërruan 160 avionë, 144 helikopterë, 753 tanke, 1.968 mjete të blinduara, 366 armë të rënda, 122 sisteme raketahedhës dhe 64 sisteme të mbrojtjes ajrore të rusëve”, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Ushtria Ukrainase po ashtu ka thënë së forcat ruse humbën gjithashtu 1.437 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 76 autobote karburanti dhe 134 dronë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)