27 Nëntor 2022

Rusia humb 4.300 ushtarë, 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke në Ukrainë

Kiev, 27 shkurt - Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Anna Malyar ka bërë të ditur se forcat ruse që kanë sulmuar vendin e saj kanë humbur rreth 4.300 ushtarë, 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 automjete të blinduara, 49 topa dhe 2 anije.

Në një deklaratë nga Facebook, Malyar ndau informacion lidhur me humbjet e forcave ruse në 3 ditët e fundit.

"Forcat ruse kanë humbur rreth 4.300 ushtarë, 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 automjete të blinduara, 49 topa, 2 anije, 1 kundërajror Buk, 4 sisteme raketahedhës Grad", tha Malyar, e cila shtoi se në këto shifra nuk janë të përfshirë luftimet që vazhdojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)