15 Nëntor 2019

RrGK prezanton në Bruksel raportin e ri mbi diskriminimin me bazë gjinore

Bruksel 16 tetor - Sot në Bruksel, përfaqësuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) prezantoi raportin e ri rajonal Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Ballkanin Perëndimor gjatë “Takimit të 10-të Rajonal të Koordinimit të vendeve kandidate të BE dhe vendeve potenciale” i organizuar nga Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE).

Studimi sugjeron se diskriminimi me bazë gjinore lidhur me punën është një çështje e rëndësishme që pengon punësimin e grave, si dhe minon të drejtat e tyre të punës në Ballkanin Perëndimor (BP).

“A jeni e martuar? A keni fëmijë? A planifikoni të keni fëmijë? Fatkeqësisht, këto janë pyetjet e zakonshme në intervista të punës në Ballkanin Perëndimor”, tha Nicole Farnsworth, Drejtore e Programit dhe Udhëheqëse e Hulumtimit në RrGK, e cila edhe e prezantoi raportin. Më shumë se 60% e grave të aknetuara në hulumtim pohuan se iu janë bërë pyetje të tilla.

Edhe pse ndryshojnë nga shteti në shtet, një e treta e të anketuarve ishin përballur me shkelje të të drejtave gjatë pushimit të lehonisë. Ndërkohë, në shumicën e vendeve më shumë se një e treta e të anketuarve kishin përjetuar ngacmime seksuale në punë, kryesisht nga mbikëqyrësit burra.

Raporti i hulumtimit përmban disa rekomandime për institucionet e BP, si dhe Bashkimin Evropian (BE), përfshirë miratimin dhe zbatimin e reformave ligjore mbi diskriminimin me bazë gjinore, monitorimin e përmirësuar, vetëdijësimin e njerëzve për të drejtat e tyre dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për organizatat e të drejtave të grave.

Raporti është hulumtuar dhe shkruar nga një koalicion i organizatave të të drejtave të grave nga Ballkani Perëndimor, përfshirë: Rrjeti i Grave të Kosovës,  Reactor – Research in Action  nga Maqedonia Veriore, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC)  nga Shqipëria, Helsinki Citizens’ Assembly Banja Luka  nga Bosnja dhe Hercegovina, Women’s Rights Centre  nga Mali i Zi, dhe Kvinna till Kvinna Foundation nga Suedia përmes zyrës së saj në Serbi.

Mbështetur nga Bashlkimi Evropian dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), hulumtimi është pjesë e një iniciative të gjerë rajonale që synon adresimin e diskriminimit me bazë gjinore dhe përmirësimin e të drejtave të grave në vendin e punës. Raporti do të shërbejë si udhëzues për nismat e këtij koalicioni dhe partnerëve të tij.

Raporti rajonal për herë të parë u prezantua në BE në Bruksel.

Temat e tjera të diskutuara në ngjarjen e sotme në Bruksel ishin: hapësira e zvogëluar për barazi gjinore dhe organizatat e të drejtave të grave; prioritetet aktuale të barazisë gjinore në BE; dhe zhvillimi i Indeksit kombëtar të Barazisë Gjinore në BP.

Folës të tjerë në këtë ngjarje ishin: Mira Banerjee, Drejtore e Njësisë së Menaxhimit dhe Komunikimit, EIGE; Lisolette Isaksson, Drejtore e Sektorit për Bashkëpunim Rajonal dhe Programet Rajonale të Ballkanit Perëndimor – Shoqëria Civile dhe Përfshirja Sociale, Drejtoria e Pëgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjëzimit dhe Negociatat e Zgjerimit; Olga Martin Gonzalez, Kordinatore e Barazisë Gjinore, Qendra e Ekspertizave Tematike, Sundimi i Ligjit; Dragana Dardic, Drejtore Ekzekutive, Asambleja e Qytetarëve të Helsinkit; Elisa Mincheva për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësi, të Drejtat  e Konsumatorit dhe Barazisë Gjinore; Yolanda Iriarte, Menaxhere e Programit Rajonal, Specialiste e Programit, Zyra Rajonale; Mary Collins, Kordinatore e Lartë e Politikave dhe Avokimit, Lobi Evropian i Grave.

Pjesmarrësit në këtë takim rajonal ishin përfaqësues të mekanizmave për barazi gjinore si Agjencia për Barazi Gjinore në Kosovë, agjenci tjera statistikore dhe pika tjera fokale të BE-së për barazi gjinore nga BP.

Takimi pasoi pas hapjes zyrtare të Indeksit për Barazi Gjinore në BE, të mbajtur dje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2019  - Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e I-rë nderkombëtare. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Policia e Kosovës në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve , do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite. (Salla Orion në Prishtinë në afërsi të Kino ABC, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon tryezën dhe punëtorinë me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Projekti HERAS i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë lidhur me “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Interdev 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata e dytë 2019. (Kazerma 'Adem Jashari' në Komandën e Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te fontana në lagjen Ulpiana, ora 12:00)

- Kryetarja e KQZ-së dhe anëtarët, presin në takim deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, anëtarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore: znj. Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni. (Selia e KQZ-se, ora 12:00)

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves, ndërtesa e Arkivit të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti nga muaji korrik deri në muajin tetor për Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:30)

- Mbahet marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. (Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, ora 18:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizn hapjen e ekspozitës individuale të autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me...Or i Do it For You Only!?". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes "Linja e Jetës" në Kosovë! (Menza Ramiz Sadiku, ora 21:00)